Më 28.12.2021 (e martë) nga 09:00 deri në 13:15

Seminari i dytë shkencor i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike

përmes pjesëmarrjes fizike dhe platformave Zoom dhe Google Meet

Një takim gjysmë-ditorë me prezantime të ftuara të shkencëtarëve që janë bashkatdhetarë tanë në diasporë, si dhe shkencëtarëve nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në Universitetin e Prishtinës "Hasan Prishtina"

Photo credit to Besnik Hamiti

Ky seminar shkencorë ka për qëllim të bëj së bashku shkencëtarët nga diaspora shqiptare dhe ata në Kosovë përmes ofrimit të një mundësie të prezantimit të të arriturave të fundit shkencore në fushat e elektronikës, automatikës, robotikës, elektro-energjetikës, inxhinierisë së energjisë, inxhinierisë kompjuterike dhe softuerike, teknologjive të informacionit dhe komunikimit. Krahas prezantimeve, ky seminarë synon që të luaj rolin e mundësimit të njoftimeve të reja në mes të shkencëtarëve nga diaspora dhe atyre brenda në Kosovë, qoftë studentë apo profesorë, me qëllimi të rritjes së bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen.

Këtë vit seminari përfshinë ligjërata të ftuara të punimeve apo temave të përzgjedhura nga vet prezantuesit e ftuar. Qëllimi i menaxhmentit të fakultetit për të ardhmen është që seminari të zgjerohet në një konferencë vjetore ku do të ketë punime që i nënshtrohen procesit standard të recensionit, si dhe të ofrohen sesione të ndara për tematikat e ndryshme që përfshinë Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike.

Në këtë link mund të shkarkohet përmbledhja e abstrakteve të prezantimeve, ku janë paraqitur edhe shënimet e shkurta biografike për folësit.

FIEK Seminari i dyte.mp4

Video credit to Jusuf Hulaj & Malsor Abdyli


Përpiluar nga komisioni organizativ:

Prof. Asoc. Dr. Kadri Sylejmani, kryesues

Prof. Asoc. Dr. Bujar Krasniqi, anëtar,

Prof. Ass. Dr. Valdete Rexhebeqaj, anëtare,

Prof. Ass. Dr. Vezir Rexhepi, anëtar,

Prof. Ass. Dr. Drilon Bunjaku, anëtar

Sponsor: